Komuna e Lipjanit fton investitorët për të investuar, për të krijuar vende të reja pune e jo për fushatë elektorale, Pacolli: komunikata të tilla janë kryesisht politike dhe të pabaza

PUBLIKUAR

 

Komuna e Lipjanit dje përmes një Komunikate ka thënë se Komuna fton investitorët për të investuar, për të krijuar vende të reja pune e jo për fushatë elektorale.

Ka të bëjë me në zonën kadastrale Banullë e cila iu është dhënë investitorit “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K.

Islam Pacolli, Drejtor gjeneral i kësaj kompanie ka thënë për LipjaniNews se komunikata të tilla janë kryesisht politike dhe të pabaza.

“Komunikata të tilla janë kryesisht të pa baza dhe jo përmbajtjesore, të pa bazuara në fakte, ne si kompani nuk  e kemi marrë atë tokë për të bërë tregti por për të gjeneruar vende të reja të punës”, tha Pacolli.

Ndryshe Komuna e Lipjanit ka bërë publike kontratën dhe sipas komunikatës marrësit të pronës do të punësohen 60 persona. Bazuar në këtë kontratë, marrësi i pronës në shfrytëzim obligohet që të punësuarit në marrëdhënie të punës të punësojë me një komision të përbashkët me Komunën sipas Vendimit Komunal Lipjan 15.Nr.464-34451 datë 30.06.2016.

Islam Pacolli tha se nuk është e rëndësishme se sa përsona do të punësohen por më kryesorja është se do të përfitojnë qytetarët e Lipjanit.

“Ne sqarojmë publikun e gjerë se Komuna e Lipjanit u ka dhënë pronë komunale për zhvillim ekonomik investitorëve dhe jo partive politike të cilat së fundi janë duke manipuluar me qytetarët.
Është e papranueshme nga Komuna e Lipjanit që të përdoren sukseset e Komunës nga ndonjë parti politike dhe të manipulohet qytatari lipjanas”, thuhet në komunikatë nga Komua Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...