Komuna e Lipjanit emërton dy rrugë me emër të njëjtë

PUBLIKUAR

762

Sado i rëndësishëm të konsiderohet si ngjarje kombëtare “Kongresi i Blinajes”, Komuna nuk ka mundur ta madhërojë deri në masën, sa dy rrugë të Lipjanit, t’i emërtojë me këtë emër.

Edhe më pak, kur largësia në mes të këtyre rrugëve të ndryshme, është aq sa mund te krijojnë hapësirë një bllok i shtëpive. Tabelat e vendosura në hyrje të dy rrugëve me emërtimin “Kongresi i Blinajës”, kanë habitur banorët e njërës nga këto dy lagje, e që prej vitesh e njohin ate me emrin Idriz Ajeti.

Një emërtim për dy rrugë, nuk shkon. Mirëpo, edhe nëse rrugës Idriz Ajeti, vazhdon edhe me tabelë ti mbetet emërtimi i vjetër, kjo do të shënonte një paradoks unikal, ku në një hapësirë aq të afërt, bashkëjetojnë “vrasësi” dhe “viktima”. Këto dy emërtime, përfaqësojnë dy lëvizje të ndryshme, të cilat në një periudhë të njejtë, e kanë luftuar njëra-tjetrën me pushkë/upianapress/

asdfadasdasd

 

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...