Komuna e Lipjanit e përkushtuar në rritjen e transparencës

PUBLIKUAR

Organizuar nga OSBE-ja, në ambientet e restorant “ Centrum” në Lipjan, në një tryez të rrumbullakët sot, në prani të kryesueses së Kuvendit Vlora Limani Hajnuni, nëkryetarit Sefer Tasholli, drejtorëve të disa Drejtorive Komunale, anëtarëve të Kuvendit, anëtarë të Komiteteve, komisionit i cili ka e hartuar Draft Strategjinë për Informim dhe Marëdhënie me Publikun, përfaqësues të mediave, të shoqërisë civile dhe grupe të tjera të interesit, është diskutuar draft Draft Strategjia për Informim dhe Marëdhënie me Publikun .


Kimete Jashanica, përfaqësese e OSBE-së, në Lipjan, fillimisht ka hapur takimin duke thënë se Komuna e Lipjanit është pjesë e një projekti të OSBE-së që ka për qëllim mbështetjen institucioneve lokale për përmbushjen e mandatit të tyre në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe parimeve të qeverisjes së mirë.

Si projekt ka për qëllim hartimin e e strategjive komunale për komunikim dhe informim madhor, duke synuar ngritjen e pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrje dhe ngritjen e transparencës në pergjithësi.

OSBE çmon vullnetin e Kryatrait të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, për të qenë pjesë e këtij projekti që ka dëshmuar edhe me formimin e komisionit për hartimin e një strategjie të tillë.
Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit, Vlora Limani Hajnuni, njëherit edhe anëtare e komisionit për hartimin kësaj strategjie, ka theksuar nevojen e diskutimit rreth këtij dokumenti duke e elaboruar draftin e parë të SIMP, ajo në të njejtën kohë ka kërkuar nga të pranishmit të kontribojnë me propozimet e tyre konkrete në mënyrë që ky dokument të jetë sa më i plotësuar dhe gjithëpërfshirës, andaj të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e dalura nga kjo tryez do të merren parasysh dhe do të inkurporohen në Draft Strategjinë për Informim dhe Marëdhënie me Publikun, ka thënë mes të tjerash kryesueja Limani- Hajnuni.

Po ashtu OJQ-POLIS e cila ka marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit për të monitoruar punën e Insitucioneve Komunale, ka paraqitur propozimet konkrete në mënyrë të shkruar duke kontribuar në plotësimin dhe avancimin e strategjisë.


Në diskutime u kyqen edhe të pranishmit të tjerë duke dhënë ide të ndryshme në drejtim të avancimit të Draft Strategjisë për Informim dhe Marëdhënie me Publikun.

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...