Komuna e Lipjanit e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë

PUBLIKUAR

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullësisë në Komunën e Lipjanit ka zhvilluar takim pune me përfaqësueset e Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ASK ku është diskutuar rreth përgatitjeve të nevojshme për Regjistrimin e e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, me theks të veçantë në territorin e komunës sonë.

Me këtë rast, nënkryetari z.Diamant Bytyqi ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e Komunës së Lipjanit për përkrahje të plotë për ASK-në në bashkërendimin e aktiviteteve për zhvillimin sa më të mbarë të këtij projekti i cili do të filloj të realizohet në prill të këtij viti.

Nga ana tjetër përfaqësuesit nga ASK prezantuan aktivitetet që rrjedhin nga plani për Regjistrimin e Popullsisë dhe njoftuan për së afërmi Komisionin Komunal për Regjistrim, lidhur me proceset, përgatitjet dhe zhvillimet e reja rreth këtij procesi.

Ditë më parë është publikuar edhe lista finale me mbikëqyrësit e përzgjedhur, të cilët do të jenë të angazhuar në realizimin e projektit të regjistrimit.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave do të zhvillohet nga data 05 Prill deri më 17 Maj 2024 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, njofton Komuna e Lipjanit.

Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë për herë të fundit është realizuar në vitin 2011.
#rekos2024

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...