Komuna e Lipjanit dhe e Shtimës pa stacion të autobusëve

PUBLIKUAR

Komuna e Shtimes gjendet në një pozitë mjaftë të mirë strategjike, ajo lidhë Prishtinën me Prizrenin, Ferizajin me Prizrenin si dhe komunat afer saj si: Lipjanin dhe Suhareken.

Ndonëse është transit, lidhë mjaftë komuna dhe ka një frekuentim mjaft të madh të qarkullimit të qytetarëve ajo ende është pa një stacion të autobusëve.

Komuna e Shtimes është ndër komunat a pakta për të mos thëne e vetmja që nuk ka një stacion të tillë! Qytetarët e kësaj komune shfrytëzojnë vend-ndaljet e autobusëve për të hypur dhe për të vazhduar destinacionin e tyre, gjë e cila paraqet një vështirësi mjatë të madhe si për udhetarët një ashtu edhe për shoferet e autobusëve.  Jo vetem kaq, mbrenda në qytet gjatë zbritjes dhe marrjes së udhetarëve aty paraqiten vështirësi ne qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve sipasoj e rrugëve të ngushta dhe mungesës së një vendi jo adekuat për ndaljen e autobusëve.  Ata që më së shumti e pësojnë dhe ankohen janë studentet dhe nxënësit të cilët udhëtojnë çdo ditë në destinacionin Shtime-Prishtine dhe Shtime-Ferizaj, të cilët nuk kanë një vend të caktuar që I përmbushë standartet për të pritur autobusin e tyre, e qka është me e keqja se nuk kanë një orar të caktuar dhe nuk kanë mundësi të informohen direkt për rrjedhjet e udhetimeve!

Deri më sot institucionet komunale të kësaj komune nuk kanë pasur ndonjë planë konkret për krijimin e ndonjë stacioni ? Se sa do të vazhdoj kjo gjendje kaotike pa nje stacion mbetet të shihet.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...