Komuna e Lipjanit brenda javës kishte 54 raste të reja me Covid-19

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjani brenda javës ka shënuar 54 raste të reja pozitive me Covid-19.

Drejtoresha Shëndetësisë në Lipjan, Dr.Merita Bytyqi ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave kishte 54 raste të reja me Covid-19, 134 testime, 1 rast i shëruar, dhe një rast vdekje.

Postimi i plotë nga Drejtoresha Bytyqi.

Sot nuk jam aspak krenare të raportoj statistikat e javës rreth Covid-19!

54 raste të reja pozitive vetëm gjatë kësaj jave janë vërtet shumë!!
Jemi të vetëdijshëm edhe për numrin më të madh të testimeve, por prap se prap kjo nuk duhet të na ngushëlloj dhe të na bëj më të lehtë .. Jo!
Ngushëllimi ynë do të jetë kur do të bie numri i të infektuarëve apo nuk do të ketë fare.
Prandaj, ju lutemi për kujdesin tuaj, ju lutemi për përkrahjen tuaj, mos neglizhoni masat, ndihmoni edhe ju vet në zbatimin e tyre… nuk kanë përgjegjësinë vetëm punëtorët shëndetësor, apo vetëm policët, apo inspektorët. Përgjegjësia është mbi gjithë Ne!

Gjatë kësaj jave kemi këtë statistikë:
– 54 raste të reja pozitive në Covid-19,
– 134 testime
– vetëm një i shëruar dhe
– një rast vdekje!

Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 478, ndërsa numri I të shëruarëve deri më tani është 369.
Dhe numri I rasteve që kanë humbur betejën është 17!

Prandaj, gjithnjë :

#maskë
#distancë
#higjienë personale!

Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...