Komuna e Lipjanit aplikon edhe për 460,000.00 Euro, bashkë me Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë

PUBLIKUAR

Përkrahja e grave edhe e të rinjëve të Komunës së Lipjanit ishte njëra ndër temat kryesore ku Kryetari Imri Ahmeti dhe Arian Zeka drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë diskutuar sot në një takim të përbashkët që kanë zhvilluar në zyrën e Kryetarit në Lipjan, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë diskutuar edhe për projektin i cili kap vlerën 460,000.00 euro, projekt me të cilin Komuna e Lipjanit do të aplikoj si lider ndërsa Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës si bashëaplikant në Komisionin Evropian.


Gjatë këtij takimi Kryetari Ahmeti dhe Drejtori Zeka janë dakorduar që përmes granteve të përkrahin gratë dhe të rinjtë e Komunës së Lipjanit përmes trajnimeve profesionale, punës praktike vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë.


Ky projekt ka për qëllim të përkrah Zhvillimin Ekonomik në Komunës përmes dhënies së granteve nga 5,000.00 euro për 30 gra dhe 30 të rinjë apo të reja të Komunës së Lipjanit të cilët do të fillojnë bizneset e tyre të reja si dhe trajnime profesionale dhe ofrim të mundësisë që të gjithë përfituesit të kryejnë praktikën në kompanitë partnere të Odës Ekonomike Amerikane.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...