Komuna e Fushë Kosovës pagoi 660 mijë euro qera

PUBLIKUAR

Administrata e Komunës së Fushë Kosovës që nga nëntori i vitit 2012 është duke zhvilluar aktivitetet e saja në një objekt me qera, pasi që objekti ku ishte e vendosur më parë u privatizua.

E objekti i ri në të cilin do të vendoset administrata ende është duke u ndërtuar, projekt të cilin e ka financuar Komisioni Evropian. Mirëpo, vonesat në ndërtimin e objektit të ri, komunës i kanë kushtuar me mijëra euro qera, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Komunës, Ali Topalli ka  thënë për Indeksonline se punimet janë duke vazhduar akoma dhe se mbetet të shihet nëse punimet do të kryhen në afatin e paraparë.

“Në ndërtesën e re të Komunës janë duke vazhduar punimet dhe është në kompetencën e donatorëve dhe të kompanisë për afatet kohore të përfundimit”, ka thënë Topalli.

Ai ka theksuar se obligim i Komunës ka qenë vetëm gjetja e lokacionit, duke treguar shumën e lartë të qerasë që po paguan komuna tash e gati katër vite.

“E jona ka qenë  vetëm të sigurohet lokacioni dhe asgjë më shumë. Shuma që paguan komuna kalon shifrën e mbi 15 mijë euro në muaj”, ka thënë tutje Topalli.

Andaj, nëse llogariten 44 muaj sa i bie nga nëntori i vitit 2012 e deri në qershor të këtij viti, komuna ka paguar qera hiq më pak se 660 mijë euro.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...