Komuna e Drenasit e cila udhëhiqet nga kryetari Nexhat Demaku, do t’i gëzojë nxënësit dhe arsimtarët me hamburgerë.
Kjo Komunë po synon t’ia kalojë komunës së Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, pasi që kjo e fundit furnizon me kifle nxënësit e kryeqytetit.
Komuna e Drenasit do të shpenzojë 5,788 euro për furnizim me hamburgerë dhe kanaçe, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Drenasit, ka përzgjedhur biznesin ‘FK – ANA” për furnizim me hamburgerë dhe kënaqe për nxënës dhe arsimtarë.
Në këtë tenderë kanë aplikuar dy kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte për 600 euro në krahasim me ofertën fituese.
.jpg)


