Komuna diskuton rreth shqetësimeve të banorëve të fshatit Babush

PUBLIKUAR

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Këshilli i Drejtorëve, të hënën ka mbajtur mbajtur mbledhjen e rregullt konsultative.

Ndër shumë çështje të diskutuara, Kryetari Imri Ahmeti, përgjatë mbledhjes, ka folur edhe për shqetësimet banorëve të fshatit Babush lidhur me problemet që ka shkaktuar ndërtimi i autostradës, në mbylljen e dy rrugëve të asfaltuara.

Dy rrugët kryesore të fshatit Babush, e që banorët domosdoshmërish duhet të kalojnë nëpër to, po i bllokon autostrada, njofton Klan Kosova.

Autoudha Prishtinë – Shkup, që kalon nëpër fshatin Babush i Muhaxherëve, u ka nxjerrë shumë probleme banorëve.

Për këtë arsye, në shenjë pakënaqësie ata kanë dalë  t’i ndalin punën kompanisë Bectel Enka.

Për të parë se çka po ndodh këtu, erdhi edhe policia, të cilët kërkuan të dinë arsyen e protestës.

Në fshat doli edhe një përfaqësues nga Bectel Enka, i cili u shpjegoi policëve e banorëve se brenda pak ditëve mund të japin përgjigje se çka do të bëhet me këtë pjesë të autostradës.

Kryetari Ahmeti, me këtë rast ka thënë se ne jemi në anën e banorëve të fshatit Babush por gjithashtu do të zhvillohen takime me përfaqësuesit e kompanisë “Bechtel Enka”, për këtë qështe.
Ai në të njejtën kohë ka kërkuar nga Këshilli i Drejtorëve, që grupet punuese të formuara për rregullativën ligjore të përfundojnë sa më shpejt punën e tyre dhe propozimet të kalojnë në shqyrtim publik për të proceduar më tutje si dhe janë diskutuar shumë çështje të tjera e që janë në dobi të qytetarëve lipjanas,thuhet në njoftim, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

“Për trimëri e heroizëm”, Gucati dekoron veteranin e UÇK-së, Bekim Metaj

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka ndarë dekoratë për heroizëm dhe trimëri veteranit...

Vdes një grua në Lipjan, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një vdekje e dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtës në Lipjan. Sipas raportit 24...

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...