Kompletohet Ekipi Menaxhues për Asociacionin

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së BE-së /përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, zëvendësshefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander dhe Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.

Gjatë takimit, u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja në Bruksel.

Në takim, u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësua se ditëve të fundit është krijuar një atmosferë pozitive në këtë proces.

Gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, BE-në dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...