32-vjeçari e ka zbuluar se ai dëshiron të qëndrojë në këtë klub edhe pas pensionimit të tij, qoftë në stafin e trajnerëve, apo në stafin drejtues, transmeton Gazeta Express.
Kontrata e tanishme e belgut me Manchester Cityn përfundon në fund të këtij sezoni. Përkundër, lëndimeve të shpeshta me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit, ai ka insistuar se është duke u përmirësuar vazhdimisht si futbollist.
“Jam duke e shijuar futbollin më shumë se kurrë më parë. Dëshiroj ta zgjasë karrierën time si futbollist aq sa të mundem. Do të jem i lidhur me Cityn për të gjithë jetën time, si tifoz, si punëtor apo si ambasador”, ka thënë Kompany.
“Çfarëdo që City vendos ose unë vendosi, nuk është diçka që mund ta zhbëjmë. Jemi të lidhur me njëri-tjetrin për të gjithë jetën”.
Kompany i ka fituar tre tituj të Premierligës, një titull të FA Cup dhe tre tituj të League Cup që nga viti 2008, kur u transferua në City nga Hamburgu. /Gazeta Express/


