Kompanitë e huaja kërkojnë punëtorë të kualifikuar

PUBLIKUAR

Shkalla e papunësisë në Kosovë edhe më tutje vazhdon të jetë e lartë, ndonëse raportet e promovuara ditë më parë nga Qeveria e Kosovës e thonë të kundërtën. Të rinjtë që kanë përfunduar shkollimin superior po thonë se për vite të tëra duhet pritur për një vend pune. Por në anën tjetër përfaqësues të bizneseve thonë se kompanitë e huaja, që operojnë në Kosovë, po kanë vështirësi në vendin tonë të gjejnë punëtorë të kualifikuar.

Lekë Musaj, bashkëpronar në kompaninë konsulente “Baker Tilly”, thotë se investitorët e huaj kanë vështirësi të investojnë në Kosovë në mungesë të fuqisë punëtorë adekuate. Musaj më tej thotë se investitorët e huaj po sjellin në Kosovë ekspertë të fushave të ndryshme.

Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se shumë punëtorë të huaj janë duke punuar në vendin tonë. Ai thotë se shumë punë që ata bëjnë në Kosovë ishin kryer me shumë lehtësi nga punëtorët kosovarë por, sipas tij, mungon një sistem arsimor i mirëfilltë që t’i përgatisë të rinjtë për tregun e punës. Sipas tyre, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duhet të fokusohet që të sigurojë një sistem arsimor i cili i përmbush nevojat e tregut të punës.

Përfaqësues të bizneseve rekomandojnë se Ministria së pari duhet të fokusohet në përmirësimin e nivelit dhe kualitetit përgjatë krejt zinxhirit arsimor. Ata po ashtu rekomandojnë që të rinjtë t’i inkurajojnë të regjistrohen në shkollat profesionale…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...