Kompania ruse e naftës ‘Nis Petrol’ uzurpon pompat e AKP-së (Foto)

PUBLIKUAR

Pompat e derivateve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës,  e të cilat janë në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) së fundi janë uzurpuar nga kompania “Nis Petrol”. Kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër nga Qeveria e Serbisë

Në pamundësi që ato t’i mbyllin Institucionet e vendit, gjatë javës që lamë pas, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të ndalur veprimtarinë e tyre ilegale në tri komuna serbe në veri të Kosovës, shkruan “Zëri”.

“Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.  Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë gjatë javës që lamë pas ministrja Edita Tahiri. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...