Kompania PBC Kosova paditë OSHP-në

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

10524129_10204235551758916_1778029237_n

Organi shqyrtues i Prokurimi OSHP, e vetmja adresë ku bizneset drejtohen atëherë kur pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat dhe prej së cilës presin përgjigjje korrekte, jo rrallë herë po ndodh që nga pikërisht ky organ ato të dëshpërohen edhe më shumë.
Pronarët e bizneseve po përfundojnë duke u ankuar në Gjykatë, dhe sipas tyre institucionet shtetërore në vend që t’ju dalin në ndihmë janë shndërruar në shkatërrues të biznesve private.

Kështu shprehet, Gazmend Selmani, pronar i kompanisë PBC-Kosova’ në Prishtinë, i cili para pak ditësh me 4 korrik i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër një vendimi të OSHP-së.

Selmani, thotë se ai ka dorëzuar kërkesë-padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundrejt vendimit të OSHP-së, me numër 131/14, pasi që konsideron se ky organ ka marrë vendim në kundërshtim me ligjet e rregulloret e vet prokurimit publik.

Bëhet fjalë për një tenderë që PBC, ka fituar në fillim të muajit qershor të këtij viti, me titull ‘Integrimi i sistemeve softuerike (zhvillimi i dataëarehouse) dhe implementimi i sistemit raportues” , inicuar nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Financave.

Por që po këtë muaj, në fund të qershorit OSHP, merr vendim për anulim të kontratës, pas një ankese nga një tjetër operator, me pretekstin se Autoriteti Kontraktues, gjegjësisht Ministria e Financave, ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik, kur kanë rekomanduar për kontratë kompaninë ‘PBC Kosova’, ngase, sipas tyre fituesi i kësaj kontrate nuk e ka personelin adekuat dhe ka ndërhyrë në dosjen e tenderit.

Nga ekspertiza e ekspertëve shqrytues të angazhuar nga Organi për Shqrytimin e Prokurimit del se nuk qëndrojne pretendimet e ankuesit dhe rekomandimi për dhënie të kontratës nga Ministria e Financave është në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik.

Mirëpo, Paneli Shqyrtues e hedhë poshtë ekspertizën dhe merr vendim që Autoriteti Kontraktues nuk ka respektuar nenin 59 të Ligjit për Prokurim Publik dhe anulon proceduren e prokurimit.

Sipas vendimit të OSHP-së me numer 131/14, i publikuar në ëeb faqen e këtij organi vëren se paneli shqyrtues nuk e ka njohur kualifikimin Bachelor si ekuivalent me atë inxhinier dhe se vendosjen e logos së kompanisë e ka cilësuar si ndërhyrje në “Deklaraten nën Betim” dhe “Formularin e Tenderit”

“Realisht është OSHP, ajo që ka shkelur Ligjin për Prokurim Publik, Rregulloren për Prokurim Publik, Udhëzimin Operativ për Prokurim Publik dhe në anën tjetër ka vlerësuar kualifikimet e personelit tonë pa marrë për bazë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 20/2012 të Minsitrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, te cilat e definojne saktësisht peshën e kualifikimit para sistemit te Bolonjës me këtë të fundit, tha pronari i PBC-së, Gazmend Selmani.

Ai shtojë se : “Organi Shqyrtues i Prokurimit substancialisht ka tejkaluar mandatin të cilin ia jep Ligji për Prokurim Publik duke hedhur poshtë interpretimin e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik, i cili e lejon vendosjen e logos në “Deklaratën nën Betim” dhe “Formularin e Tenderit” dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimit si dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT duke e bërë baraspeshimin e kualifikimeve arsimore”

Si rrjedhojë, Selmani, tregon se kompania PBC është detyruar të dorëzojë kërkese-padi në Gjykatën Themelore, për kompenzim dëmi, material dhe jo material i cili ka ardhur si rezultat i shqyrtimit dhe vendimmarrjes së paligjshme të OSHP-së.

Ndërsa paralajmëron se nuk do të ndalet me kaq.
“As edhe një herë të vetme nuk do të rrijnë duarkryq karshi përdhunimit ekstrem të së drejtës sonë, elementare nga ana e Paneleve Shqyrtuese në këtë organ, të cilët shqyrtimin objektiv e kanë shndërruar në dëshire dhe vullnet personal”, u shpreh ai.

I dëshpëruar nga vendimi i OSHP-së, Selmani thotë se “Autoriteti Kontraktues ka kërkuar personel të edukuar në shkenca kompjuterike, se paku 8 inxhinier, ndërsa kompania PBC ka ofruar tetë (8) Bachelor të diplomuar në Shkenca Kompjuterike, të cilet sipas nenit 2 te UA Nr. 20/2012 janë për 60 ECTS kredi më të kualifikuar se kërkesa e Autoritetit Kontraktues.

Ndërsa shton se nuk ka as edhe më të voglen ndërhyrje në dosjen e tenderit, gjegjësisht përmbajtjen e saj, përvec që kanë bartur përmbajten identike të saj në dokumentin zyrtar të kompanisë, i cili përmban logon dhe informatat kontaktuese, gjë që lejohet nga organi i cili në fakt ka prodhuar këta formularë, e që është ‘Komisioni Rregullativ per Prokurim Publik’.

Gazeta është munduar të merr përgjigjje prej OSHP-së, por një zyrtarë në zyrën e informimit ka thënë shkurt se “të gjitha vendimet janë të publikuara në ueb-faqe, gjejini aty përgjigjet”.

Ndryshe PBC e cila numëron rreth 70 punëtorë, ankohet se vet ajo kur i drejtohet OSHP-së, shumicën e rasteve injorohet.

Vitin e fundit, PBC, më shumë është refuzuar, se që i është marrë parasysh ndonjë ankesë nga ana e OSHP-së.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...