Komiteti për Komunitete ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të cilën e kryesoi Skender Bikliqi, ku u shqyrtuan pikat të cilat ishin të propozuara për rend të ditës.
Fillimisht zyrtarë nga Drejtorati i Arsimit, kanë shpalosur një informatë nga DKA lidhur me regjistrimin e nxënësve në shkollat dhe braktisjen e mësimit nga nxënësit, po ashtu informata janë dhënë edhe nga Drejtorati për Infrastrukturë Lokale dhe Drejtorati i shërbimeve Publike rreth implementimit të projekteve.


