Komisioni i Pavarur për Media ndalon debatet elektorale, lejon ato analitike

PUBLIKUAR

Komisioni i Pavarur për Media ka vendosur që mediat nuk guxojnë të trasmetojnë debatet elektorale, para fillimit  zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

 

Ky organ, në të njëjtën kohë, ka lejuar mediat që të realizojnë emisione të karakterit analitik e që lidhen me fushatën.

Komisioni i Pavarur për Media nuk do të lejojë më që televizionet kosovare të transmetojnë debate elektorale, para datën 31 dhjetor – kur edhe fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 qershorit.

“KPM e kupton që në situatë të zgjedhjeve të parakohshme dhe afatit të shkurt të vetë fushatës, informacionet ditore të plasuar nga mediat gjithësesi se mund të bëjnë njoftime dhe lajme për procesin përgatitor të fushatës, mirëpo në asnjë formë mediat nuk do të duhej të mbulonin aktivitetet politike që i takojnë fushatës zgjedhore jashtë afatit zyrtar të përcaktuar për kohëzgjatjen e fushatës. D.m.th. nuk përjashton debatet analitike, por jo të natyrës elektorale”, thuhet në njoftimin e KPM-së.

Mediat kanë nisur transmetimin e debateve elektorale qysh nga dita kur u rrëzua Qeveria e Isa Mustafës, megjithëse zyrtarisht fushata nis më 31

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...