Komisioni i Jahjagës, i pakuptimtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Subjektet opozitare e konsiderojnë joserioz dhe të pakuptimtë nismën e presidentes Atifete Jahjaga, për të formuar një komision ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Opozita kërkon shkarkimin e Komisionit aktual dhe tërheqjen e nënshkrimit nga Marrëveshja e 26 gushtit Nisma e presidentes Atifete Jahjaga për formimin e një komisioni me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk po e merr mbështetjen e partive opozitare.

Tri partitë që kanë formuar aleancën antiqeveri, po kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga kjo Marrëveshje dhe Marrëveshja tjetër për Asociacionin, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Komisionit aktual për Demarkacionin që drejtohet nga Murat Meha.

Sipas bllokut opozitar nuk mund të krijohet një komision i ri pa u shkarkuar Komisioni i vjetër e bashkë me të edhe Marrëveshja e 26 gushtit që ka dalë si produkt i komisionit aktual. E kur të bien Komisioni dhe Marrëveshja, sipas opozitës, duhet të bjerë edhe Qeveria që e ka humbur legjitimitetin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zyra e Presidentes së vendit ka sqaruar për “Zërin” se Komisioni “Ad hoc” i formuar nga presidentja Atifete Jahjaga do të përbëhet vetëm nga ekspertë ndërkombëtarë. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...