Komentuesi serb e pyet Nikolic: Me kë do të luftosh

PUBLIKUAR

Kërcënimet e kreut të shtetit serb, Tomislav Nikolic, se “nëse shqiptarët i vrasin serbët ai do të urdhëronte hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë”, shkaktuan një mal komentesh në mediat serbe. Duket se disfata e provokimit serb me trenin porvokues u ka dhënë mundësinë shumë serbëvë që të “shfryhen” në liderët e tyre.

Njëri nga komentuesit, në portalin serb B92, i cili ishte nënshkruar si “Ushtari Miloje”, shkruan:

“Nuk do të kete kurrfarë lufte, ata e dinë këtë shumë mirë. Po afrohen zgjedhjet, BE na dha shuplaka të mira muajt e fundit, prandaj populli po kthehet kah populizmi dhe rusofilizmi, e ku SNS (partia e Nikolic) e sheh shansën e vet për qëndrim në pushtet. Por shikoni se si është gjendja reale dhe këto që po i them janë fakte”, thotë komentuesi serb dhe vazhdon të numërojë:

– Usharët profesionistë para pak kohe kanë mbajtur grevë dhe janë në përfundim të durimit

– Të rinjtë nuk kanë kryer shërbimin ushtarak qe 7 vite

– Nga viti 2001 e këndej, meshkujt e vjetër e kanë kryer ushtrinë si civilë

– Të dy kategorive e njerëzve të rinj kanë shkuar jashtë

– Rezervistët që kanë luftuar në vitet ’90, tani janë mbi 50 vjeçarë dhe janë tërësisht të papërdorshëm.

Kështu e përfundon listën e fakteve komentuesi serb duke pyetur: “Do të thotë, kush do të luftojë? Me çka?”

Në fakt, kërcenimet e presidentit serb duket të jenë me të vërtetë të drejtuara më shumë kah trupi electoral serb meqë zgjedhjet presidenciale në Serbi po afrohen ndërsa Nikolic ende nuk e ka të garantuar kandidaturën nga partia e tij./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...