Kombinimi i vaksinimit dhe infeksionit rrit nivelin e antitrupave

PUBLIKUAR

Pavarësisht nëse dikush është infektuar me Covid-19 dhe më pas është vaksinuar ose është infektuar me koronavirus dhe më pas është vaksinuar, ky kombinim rrit nivelin e antitrupave, sipas një studimi të ri amerikan.

Studimi arriti në përfundimin se vaksina dhe infeksioni sigurojnë rritje të imunitetit, që është dhjetë herë më i fuqishëm se thjesht vaksinimi.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Shëndetësië dhe Shkencës në Universitetin e Oregonit (OHSU) në Portland, të cilët publikuan studimin në revistën Immunology, theksuan se ky zbulim nuk do të thotë që ne duhet të ekspozohemi qëllimisht ndaj koronavirusit por besojnë se çdo infeksion i ri plus vaksinimi do të shënojë gradualisht fundin e pandemisë.

Studimi shqyrtoi 104 persona të cilët ishin vaksinuar plotësisht me Pfizer-BioNTech ose Moderna , nga të cilët 42 nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus, 31 ishin infektuar para vaksinimit dhe 31 pas vaksinimit, raporton abcnews.al

Mostrat e gjakut të vullnetarëve u ekspozuan ndaj tre varianteve të ndryshme të koronavirusit. Sipas studimit, personat me imunitet “hibrid” për shkak të vaksinimit dhe infeksionit (para ose pas vaksinimit) kishin nivele më të larta të antitrupave sesa ata që vetëm ishin vaksinuar.

Përveç kësaj, ndërsa nivelet e antitrupave zakonisht ulen me moshën, individët me imunitet “hibrid” nuk kishin rënie të antitrupave./abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...