Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të enjtën në zyrën e tij ka pritur, komandantin e KFOR-it, nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- kolonel Massimo Mela me bashkëpunëtorë të tij.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonel- Massimo Mela për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur edhe për Komunitetet jo shumicë që jetojnë në Komunën e Lipjanit, dhe rëndësinë e KFOR-it , stabilitetin që ata ofrojnë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it nga Divizioni Regjional për Bashkëpunim Qendror- Massimo Mela, është shprehur tejet i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit sidomos në fushën e sigurisë, thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit.