Komandanti i KFOR’it, Giovanni Fungo, thotë se Forcën e Sigurisë së Kosovës KFOR’i e njeh vetëm në formën aktuale.
Ai ka vizituar gjatë ditës së sotme Gorazhdevcin ku ka biseduar me përfaqësuesit lokalë të serbëve.
Për Radio Gorazhdevcin në gjuhën serbe, ka deklaruar se KFOR’i do të vazhdojë në ruajtjen e sigurisë dhe përmbushjen e misionit të tij në Kosovë ndërsa ka theksuar se Forcën e Sigurisë së Kosovës KFOR’i e njeh vetëm në formën aktuale.
“Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë punuar brenda mandatit të tyre dhe kjo është forma në të cilën ne i njohim ata”, ka thënë Fungo, ndërsa ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në garantimin e sigurisë, lirisë së lëvizjes pavarësisht të prejardhjes etnike dhe religjionit, transmeton Koha.net.
Tutje, Komandanti i KFOR’it ka deklaruar se kjo forcë do të vazhdojë të ruajë manastirin e Deçanit dhe se në këtë rrafsh asgjë s’ka ndryshuar.


