Komandanti i KFOR-it: S’kam prova se KFOR-i ishte i përfshirë në Grackë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo gjatë konferencës për media para përfundimit të misionit të tij është pyetur nga një gazetare serbe lidhur me përfshirjen e kontingjentit të KFOR-it në vrasjet e serbëve në Grackë të Vjetër të Lipjanit.

Figliuolo është shprehur se ai nuk ka dëshmi lidhur me këtë supozim andaj nuk mund të përgjigjet.

“Ekipi jonë ka bërë një dokumentar lidhur me atë që ka ndodhur në Grackë kurse nga dëshmitë që janë bërë nga familjet e viktimave përmendet kontingjenti i KFOR-it, veçanërisht ai i Britanisë së Madhe që ka qenë i përfshirë në këtë rast” tha ai, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu shtoi se shpreh keqardhje për familjet që kanë humbur të dashurit dhe familjarët e tyre por në realitet ai nuk mund të përgjigjem se çfarë kanë bërë komandantët e kontingjentit të mëhershëm të KFOR-it pasi nuk ka prova të tilla.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...