Komandanti i KFOR-it: Kemi angazhuar trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se forcat paqeruajtëse që drejton ai po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

Gjenerali Ristuccia, përmes një komunikate, ka thënë se KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të  lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Reklama

“Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë tonë, duke përfshirë edhe me trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës këtë javë”, ka thënë gjenerali Ristuccia, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga paraqitja provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

“Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”.

“KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, ka thënë komandanti i KFOR-it. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...