Komandanti i FSK-së, në vizitë zyrtare në Turqi

PUBLIKUAR

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, gjeneral Jashar Guler, komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, është duke realizuar një vizitë zyrtare në Turqi nga data 20-23 qershor.

Gjatë qëndrimit në Turqi, gjeneral Jashari, nën shoqërimin e gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Në takim u diskutuan një sërë çështjesh, duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe drejt anëtarësimit në NATO.

Përveç tjerash, me ministrin e Mbrojtjes, gjeneral Jashari diskutoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ngushtë nga shteti dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë drejt modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneral Jashari ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale.

Vizitën zyrtare gjeneral Jashari e ka vazhduar në qytetin e Stambollit, ku është pritur me ceremoni nga kryetari i Komunës së Bajrampashës, ku ka vizituar parkun “Adem Jashari”.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...