Komandanti i “Boondsteel” mban ligjëratë në xhami për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Imami Labinot Maliqi ka pritur sot në takim komandantin e kampit amerikan “Bondsteel”, Metthew DiNenna, i cili ka mbajtur një ligjeratë në xhaminë e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se i ka ndarë mirënjohje komandantit për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

“Sot, isha jashtëzakonisht i nderuar të mirëpres Komandantin kryesor të Kampit Amerikan ”Bondsteel” mikun tim, Lt. Kolonel Matthew DiNenna, i cili mbajti një ligjëratë para besimtarëve me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. E falënderova nga zemra dhe i ndava një mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Amerikane në çlirimin, pavarësinë, lirinë, paqen, sigurinë, ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë”, shkruan ai.

Tutje, ai thotë se “E falënderoj Zotin që e ka bekuar shtetin tonë me miq të vërtetë dhe me mbështetësit më të mëdhenjë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E lus të Plotfuqishmin që asnjëherë mos të na privoj nga mbështetja e tyre”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e...

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen...

Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët...