Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha, ka publikuar një video përmes së cilës ka shpjeguar se përse nuk i është bashkuar asnjë subjekti politik shqiptar në Maqedoni. Në videon e cila zgjatë rreth 32 minuta flasin disa persona të cilët tregojnë se si kanë organizuar atentat ndaj Komandant Hoxhës në vitin 2001.
Bëhet fjalë për një incizim nga dëshmia e Demir Jakupit dhe Ekrem Ahmetit nga ana e pjesëtarëve të ish-policisë ushtarake të UÇK-së menjëherë pasi kapjes së tyre si të dyshuar për pjesëmarrje në atentatin mbi Shaqirin.
“Mbas atentatit ndaj meje 2001 dhjetor. Unë rrugës për spital tregova se kush më qëlloi dhe pjesëtaret tjerë të UÇK-së i kanë kapur atentatorët dhe i kanë incizuar deklaratat e tyre”, ka shpjeguar Xhezair Shaqiri- Komandant Hoxha për gazetën “Bota sot”.
Demir Jakupit (Babloku), i bëhet pyetja e fundit: Përmendi emrat të cilët të kanë dhënë urdhër për likuidim dhe për kënd e kanë dhënë urdhrin për likuidim?
Demir Jakupi përgjigjet: Personi që na ka dhënë urdhër për likuidim është Ridvan Neziri. Na ka dhënë urdhër për Nazmi Sylejmanin, Xhavit Hasanin, Ramadan L.., Nazmi Bushin dhe Xhezair Shaqirin. Urdhër tjetërkush në më ka dhënë por vetëm më ka thënë se është urdhër prej shtabit të përgjithshëm.
Xhezair Shaqiri- Komandant Hoxha tregon se folësit në këtë incizim tregojnë se Ali Ahmeti ka qenë në dijeni për atentatin ndaj tij.
“Nëse e dëgjoni videon me vëmendje do ta kuptoni se ata thonë që Aliu ka qenë në dije për atentatin ndaj komandant Hoxhes dhe vrasësit shkojnë mbas atentatit në Tetovë, në Reqicë tek shtabi i Aliut”, ka treguar Komandant Hoxha.


