Komandant Çakalla 600 ditë në qeli (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ku kriste pushka, në zonën e orizores në Kumanovë, aty ishte edhe Avdil Jakupi nga Haraqina e Shkupit.

E pasi ishte ushtar i devotshëm, ky ishte emëruar edhe komandant.

Ndërsa, duke qenë edhe i zëshëm,  iu dha nofka Çakalla.

Kështu, me urdhëra e britma luftoi deri në fundin e konfliktit në Maqedoni.

Por, edhe kur përfunduan luftimet i, këtij nuk iu ndalën problemet me forcat maqedonase.

Shteti e akuzoi për terrorizëm, ndërsa kur kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke  rrëmbyer dy polic, njofton Klan Kosova.

Më pas ishte strehuar në Kosovë, ku në vitin 2003, ishte kapur nga Interpoli, për tu ekstraduar në Maqedoni.

E në shtetin e tij, atij iu ngritën dy aktakuza, në bazë të të cilave u dënua me 15 vjet heqje lirie.

Pasi i kaloi 12 vjet në burg, tani e lëshuan që ta kalojë një fundjavë në shtëpi.

Prandaj,e dhe vendosi që ta jap intervistën e tij të parë, për të treguar se çka heqin shqiptarët në burgun e Idrizovës në Shkup.

Kronikë nga Shkodran Gajraku.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...