Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet deri në 1 orë e gjysmë për dalje nga Kosova

PUBLIKUAR

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur sërish rrugën drejt mërgimit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në rreth një orë e gjysmë, shkruan Klankosova.tv.

Gjendje e ngjashme raportohet edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ku pritjet zgjasin deri në 50 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet variojnë nga 5 deri në 15 minuta.

Ky përditësim është bërë në orën 13:13./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...