Tritan Kokona, zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ka zbuluar të tjera detaje nga festa e futbollistëve të Kombëtares pas fitores ndaj Rumanisë.
Tritan Kokona ka zbuluar se festa që nisi pas fitores ndaj Rumanisë vazhdoi në dhomat e zhveshjes dhe në udhëtimin me autobus për në hotelin ku ishte akomoduar Kombëtarja. Ndërsa, Kokona ka bërë të ditur se në menynë e kuqezinjve u shtua edhe birrat.
“Skuadra ka festuar në dhomat e zhveshjes. Më pas kemi kaluar në hotel. Ka qenë një festë, kemi vënë pak muzike, kemi shtuar një gotë birrë në menu. Në autobus ka pasur një festë shumë të veçantë. Është vendi ku vetëm skuadra mund të shkojë. Kjo ka qenë festa jonë, e thjeshtë. Shpresojmë që të vazhdojmë më pas”,-tha Kokona në një intervistë telefonike për televizionin “News24”.


