KOK e quan të papranueshëm vendimin për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve kosovarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka thënë se është i papranueshëm veprimi i Qeverisë së Serbisë për t’ua ndaluar hyrjen në Serbi karateistëve të Kosovës, të cilët pritej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Mëngjesin e hershem të së mërkurës, sportistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Komiteti Olimpik i Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka thënë për Gazetën Express se KOK-u dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vazhdimisht kanë qenë në rrjedha të zhvillimeve me Federatën Evropiane të Karatesë dhe Federatën e Karatesë së Kosovës.

“Veprimi i fundit i Qeverisë së Serbisë për moslejimin e ekspeditës së Kosovës të hyjë në Serbi është i papranueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka thënë Expressit se KOK-u do të reagojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.

“Komiteti Olimpik i Kosovës do ta informojë menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, theksoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...