Koha për Interin, transferimi i madh niset për Milano? (Foto)

PUBLIKUAR

Keita Balde Diao ka arritur marrëveshje me Interin dhe është larguar nga qendra stërvitore e Lazios, dëshiron sa më parë të mbyllet transferimi në “Giuseppe Meazza”.

Pas Milan Skrinar dhe Borja Valero, Interi do të transferojë edhe 22 vjeçarin e Lazios, Keita Balde Diao.

Sipas “Radio Sei” lojtari nuk ishte i pranishëm në miqësoren e së dielës të Lazios për shkak se ka arritur marrëveshje me Interin.

Derisa Sky Sport Italia dhe Calciomercato.it raportojnë se lojtari u largua për t’u takuar me të dashurën dhe se nesër ka ditë pushim, por spekulimet që e lidhin me Interin janë rritur edhe më shumë.

22 vjeçari ka kontratë vetëm deri në vitin 2018 dhe ka refuzuar rinovimin me Lazion. Ai ka arritur marrëveshje me Interin dhe dëshiron të niset sa më parë për Milano.

Juventus, Milan, Monaco dhe Chelsea gjithashtu janë duke u interesuar për 22 vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet 20 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...