Koeman trajner i Barcelonës së shpejti, e pranon vetë ai

PUBLIKUAR

Trajneri i Holandës, Ronaldo Koeman, e ka pranuar se ka shumë mundësi që ai ta marrë drejtimin e Barcelonës pas Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Ish-mbrojtësi i Barçës është trajner i Holandës momentalisht dhe po shpreson ta kualifikojë vendin në Evropianin e verës së ardhshme, të cilin synon ta fitojë, transmeton Gazeta Express.

Koeman e ka një klauzolë në marrëveshjen e tij me Holandën, e cila e lejon atë ta marrë drejtimin e Barcelonës pas turneut të verës.

“Po, ka mundësi, por vetëm pas Euro 2020”, tha Koeman i pyetur nëse mund të emërohet trajner i Barçës.

“Nuk e di nëse do të vazhdoj të flas (për Barcelonën) në të ardhmen sepse është e çuditshme të flasësh për mundësinë e kalimin në një klub derisa je trajner i Holandës”, shtoi ai.

Koeman është ndër favoritët për ta zëvendësuar Ernesto Valverden në Camp Nou, i cili është nën presion të madh momentalisht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...