Koeman: Ëndërroj të bëhem trajner i Barcelonës, por pa nënshkruar s’mund të them gjë

PUBLIKUAR

Ronald Koeman pritet të emërohet trajner i Barcelonës zyrtarisht në ditët në vazhdim, por nuk ka dashur ta konfirmojë një gjë të tillë edhe pse e ka pranuar se e ëndërron që kjo do të ndodhë.

Ai ishte në Barcelonë të hënën, ndërsa sot u pa duke dalë nga zyrat e Federatës së Futbollit të Holandës dhe u pyet nëse do ta marrë rolin e trajnerit të gjigantit katalonas, transmeton Gazeta Express.

Barcelona e shkarkoi dje trajnerin Quique Setien, tri ditë pas humbjes turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të them shumë”, i përgjigj Koeman i pyetur nëse do të emërohet trajner i Barcelonës.

“Po, do të doja (të bëhem trajner i Barcelonës), është e qartë”, shtoi ai.

“Do të ishte ëndërr e bërë realitet. Por do të jetë e sigurt vetëm kur të ketë marrëveshje dhe nënshkrim në letër”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...