Koeman e do yllin e Liverpoolit në Barcelonë

PUBLIKUAR

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron ta sjellë në Camp Nou mesfushorin e Liverpoolit, bashkatdhetarin e vet Georginio Wijnaldum.

Koeman u emërua trajner i Barcelonës të mërkurën dhe menjëherë ka nisur ta ndryshojë skuadrën nga rrënjët, edhe pse nuk ka shumë para në dispozicion, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave holandeze, përforcimi i parë që Koeman dëshiron ta bëjë është bashkëkombësi i vet Wijnaldum.

Ai shihet si lojtar i lirë, duke qenë se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin.

Koeman dhe Wijnaldum njihet shumë mirë, për shkak se kanë punuar së bashku në Kombëtaren e Holandës, të cilën e udhëhiqte Koeman deri kur e braktisi për Barcelonën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...