Avokati Arianit Koci, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçit, i cili ka reaguar pas lirimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj, transmeton “Zeri.info”.
Vuçit, gjatë ditës së sotme iu drejtua Haradinajt me fjalët “E di se kush je ti”, duke aluduar në kinse krime të luftës dhe të pasluftës që i ka kryer z. Haradinaj.
Mirëpo, pas këtyre fjalëve të Vuçiqit, Koci ia ka kujtuar këtij të fundit betimin që ai e ka bërë më 20 korrik të vitit 1995 në Parlamentin e Serbisë, përcjell “Zeri.info”.
““Për një serb do ti vrasim 100 myslimanë”, ishte betimi fashist i Presidentit aktual të Serbisë, Aleksadar Vuçiq më 20 korrik 1995 në Parlamentin e Serbisë”, ka shkruar Koci ndër të tjerash.
Avokati, Kocia, ia ka rikujtuar Vuçiqit se kush është Haradinaj, duke thënë se, Haradinaj është ai “që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë të të gjithë kosovarëve; ka luftuar me nderin dhe besën e shqiptarit dhe ka sakrifikuar edhe jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës”.
Postimi i plotë i Kocit:
“Për një serb do ti vrasim 100 myslimanë”, ishte betimi fashist i Presidentit aktual të Serbisë, Aleksadar Vuçiq më 20 korrik 1995 në Parlamentin e Serbisë.
Për ironi, Vuçiqi sot i drejtohet heroit tonë kombëtar, Ramush Haradinaj me fjalët: “e di kush je ti” – duke aluduar në kinse krime të luftës dhe të pasluftës që i ka kryer z. Haradinaj.
Z. Vuçiq, po të tregoj se kush është Ramushi: ky është personi që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë të të gjithë kosovarëve; ka luftuar me nderin dhe besën e shqiptarit dhe ka sakrifikuar edhe jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Nuk ka ndjenë në fisnike se kjo.
Në të njëjtën kohë, ky është personi që e ka ruajtur dhe do ta ruaj gjithmonë manastirin e Deçanit, i cili është vend i shenjtë, jo vetëm për serbët, por edhe për neve shqiptarët.
Në fakt, Ramushi ka luftuar për paqe, kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, pjesë e të cilit keni qenë edhe ju. Madje, pjesë e rëndësishme.
Sidoqoftë, mburremi me Kosovën multinacionale dhe multikonfesionale.
Për më tepër, nuk mund ta paramendojmë Kosovën pa serb, turq, romë dhe të tjerë. Kështu jemi ne shqiptarët: popull besnik, trim dhe paqësor.
Por, besoj që jeni bindur deri tani: kurrë nuk do të lejojmë që Kosova të bie nën thundrën e kriminelëve të mentalitetit millosheviqan.
Për këtë e kemi garant Ramushin dhe të gjithë popullin e Kosovës.


