Koci: Do të ishte mirë të festonim për shtetin stabil, por fatkeqësisht nuk është ashtu

PUBLIKUAR

Avokati Arianti Koci me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit tha se do të ishte mirë që mirëqenia, toleranca, gëzimi dhe shteti stabil të jenë arsye për të festuar, por fatkeqësisht sipas tij nuk është ashtu por çdo ditë po jetojmë më keq.

Ai tha se për gjendjen në vend të gjithë i kemi fajet.

Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

“28 Nëntori! Kishte me qenë mirë që mirëqenia, toleranca, gëzimi dhe shteti stabil të jenë arsye për festë. Fatkeqësisht, nuk është ashtu. Çdo ditë po jetojmë më keq. Degradim total. Në fakt shteti bashkë me të gjithë neve po vegjeton. Të gjithë i kemi fajet. Të kaluarën e kemi të sigurt: nuk mund ta ndërrojmë. Prandaj, nuk na duhet dhe nuk na ndihmon patriotizmi primitiv. E sa i përket të ardhmes – të gjithë jemi akterë aktiv. Na duhet shumë punë, mësim, mund, djersë, moral, dhe urtësi për zhvillim ekonomik dhe social. Prandaj, urime festa e Zoti na ndihmoftë!”.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...

Bashkëjetesa me një të mitur i kushton burrit në Ferizaj, përfundon në Polici

Një person është shoqëruar në Policinë e Ferizajt, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me...