Koci: Çdo i akuzuar i Speciales, të veprojë burrërisht sikur Ramush Haradinaj dhe të kthehet faqebardhë

PUBLIKUAR

Avokati i njohur Arianit Koci, në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka deklaruar se nuk pret që Gjykata Speciale do ta trondis skenën politike kosovare, ashtu siç po aludohet në media.

Koci ka thënë se ndikimet politike në këtë process nuk do të mungojnë, por skena politike nuk do të tronditet ashtu siç po thuhet dhe flitet.

Koci është shprehur i bindur se edhe me Gjykatën Speciale UÇK-ja do të arrijë ta pastrojë emrin e vet, sikur në rastin Haradinaj.

“Fuqishëm besoj se UÇK-ja do ta pastrojë emrin e vet. Besoj se çdo ish-ushtar i UÇK-së, në këtë rast do të veprojë burrërisht sikur Ramush Haradinaj me Hagën dhe do të kthehet faqebardhë si z.Ramush Haradinaj”, deklaroi Koci.

Avokati Arianit Koci ka thënë se nuk është pajtuar me këtë format të Gjykatës Speciale, meqë këtu gjykohen vetëm shqiptarët, përderisa botërisht dihet se krime kanë kryer serbët.

“Këtu gjykohen vetëm shqiptarët dhe krime dihet se kanë kryer serbët. Nuk isha pro kësaj gjykate në këtë format siç është”, tha Koci për Radio Dukagjinin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...

Përparim Rama i reagon Kurtit: Kosova ka paguar një çmim tepër të lartë për lirinë që institucionet të përdoren për kalkulime politike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e...