Koci: Asnjë reagim për dënimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga Serbia, marre

PUBLIKUAR

Avokati Arianit Koci ka reaguar në rrjetin social Facebook pas dënimit të tetë ish- eprorëve të UÇK-së nga Serbia.

Sipas tij, me aktgjykimin e sotëm Serbia dëshmoi se nuk e do as pajtimin e as pranimin e Kosovēs si shtet.

“Gjykata e Lartë e Nishit, sot i shpalli fajtor dhe i dënoi me 15 vjet burg, oficeret e lartë të UÇK-së, pēr pērfshirjen e tyre nē sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, nē shtator të vitit 1998. Nē mungesë u dënuan: Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë e Kocit:

 

“Me Aktgjykimin e sotēm, Serbia dëshmon qē nuk e do as pajtimin e as pranimin e Kosovēs si shtet.

Gjykata e Lartë e Nishit, sot i shpalli fajtor dhe i dënoi me 15 vjet burg, oficeret e lartë të UÇK-së, pēr pērfshirjen e tyre nē sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, nē shtator të vitit 1998.

Nē mungesë u dënuan: Shiqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Provë kyçe ishte videoja e inqizuar, ku shihen operacionet ushtarake të dy ushtrive që ishin palē ndërluftuese.

Ushtarët tanë – UÇK-ja, ishin në uniforma dhe ky ishte një operacion ushtarak ndaj ushtrisë jugosllave, e cila ēshtë pērgjegjēse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

Duhet cekur që nē video shihet shumë mirë që nuk ka ndodhur asnjë veprim i paligjshēm, të cilat mund të ndodhin gjatë një konflikti të armatosur nga ana e ushtarēve tanē.

Ka qenē operacion i pastēr ushtarak, kundēr ushtrisë armike.

Gjatë kētij operacioni nuk ka shkelje të Konventave të Gjenevës, protokolleve të tyre, ose të ligjeve dhe zakoneve të luftës, lidhur me shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Jemi mbrojtur nga agresori me ushtri tē rregullt.

Prandaj, sot mē shumē se kurrë ēshtë dashur të reagoj Shteti, Qeveria dhe të gjithë ne, për dënimin që i ështē bērë ushtarēve tanë.

Marre për ne.

Aktgjykimi i sotëm dëshmon që Serbia dialogun e ka farsë dhe se njëherë nuk e ka ndērmend as pajtimin e as pranimin e shtetësisë së Kosovës” (sic), ka shkruar Koci. 

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...