Edhe një paraqitje fantastike e veteranit Kobe Bryant në NBA kundër New Orleans Pelicans.
“Black Mamba”, i cili luan sezonin e tij të fundit në ligën më të fortë në botë të basketbollit, realizoi ‘double-double’ duke shënuar 27 pikë dhe 12 kërcime.
Los Angeles Lakers ka shënuar fitore kundër skuadrës së ‘pelikanëve’ me rezultat 99-96.
Por, lojtari më efikas në këtë takim ishte Antonio Davis i Pelicans, i cili arriti të shënoi 39 pikë.
Rezultatet:
Detroit Pistons 111-105 New York Knicks
Phoenix Suns 105-111 Houston Rockets
Portland Trailblazers 103-100 Toronto Reptors
/Telegrafi/


