Koalicioni pa vota për EULEX-in

PUBLIKUAR

Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, nuk arriti t’i mbajë deputetët në sallë për të vazhduar debatin për dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Kështu kur u erdhi rendi këtyre pikave për t’u trajtuar, nuk kishte kuorum për vazhdimin e seancës. Kuvendi do të vendosë sot për këtë çështje

Mungesa e kuorumit në seancën e së enjtes të Parlamentit të Kosovës ka bërë që çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it të shtyhet për të premten, shkruan “Zëri”.

Kështu koalicioni qeverisës nuk ka arritur t’i mbajë dje deputetët në sallë për ta trajtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me BE-në për vazhdimin e Mandatit të EULEX-it dhe të Projektligjin për Ndryshimin e Ligjeve të nevojshme për këtë Marrëveshje. Këto projektligje janë futur në rend dite në procedura të përshpejtuara, pasi EULEX-i ka më shumë se dy ditë që i ka përfunduar mandati.

Ndërsa, në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, si dhe të Projektligjit për Vazhdimin e Mandatit të EULEX-it, ky mision do të ketë mundësi që të hapë raste të reja në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse çështja e krimeve të luftës mund të kalojë në kompetencë të Gjykatës Speciale. /Zëri/

Foto: Arkiv

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...