Koalicioni, me hatër ose me zor, apo zgjedhje në tetor?!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

koalicioni-me-hat-euml-r-ose-me-zor-apo-zgjedhje-n-euml-tetor_hdInatet politike për të mos hyrë në koalicion me PDK-në, por edhe qëndrimi i kësaj të fundit për të mos lëshuar pe, mund të shkaktojë krizë institucionale dhe ta lë vendin pa qeveri deri në vjeshtë.

Asnjëra palë, as PDK-ja, si fituese e zgjedhjeve, dhe as koalicioni i bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, nuk e kanë të sigurt se a do t’ia dalin ta formojnë qeverinë.

PDK-ja një gjë të tillë nuk mund ta bëjë për faktin se asnjëra nga partitë politike nuk po do një bashkëpunim me partinë e Thaçit.

Inatet politike për të mos hyrë në koalicion me PDK-në, por edhe qëndrimi i kësaj të fundit për të mos lëshuar pe, mund të shkaktoj krizë institucionale dhe ta lë vendin pa qeveri deri në vjeshtë.

Procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe ato për formimin e Qeverisë, mund të marrin deri në 3 muaj.

Seanca e parë konstituive e Kuvendit të Kosovës e caktuar më 17 korrik nga presidentja Atifete Jahjaga, ka pak gjasë që të vendos në favor të zgjedhjes së kreut të legjislativit, kjo për faktin se që të dy palët, po pretendojnë se në bazë të votave që kanë iu takon ky post.

Nga kjo datë presidentja duhet të nis procedurat për mandatarit për formimin e Qeverisë.

Por, nuk përjashtohet edhe ndonjë pauzë nëse edhe çështja e kryeparlamentarit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Por publicisti Halil Matoshi shpreh shqetësimin se PDK-ja në bashkëpunim me presidenten e vendit mund të shkaktojnë krizë institucionale dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se vendimi i Gjykatës tashmë ka përcaktuar se cilat janë kushtet që një koalicion duhet të plotësoj për të formuar qeverinë në të dy fazat e saj.

Nga ana tjetër, Selatin Kllokoqi, nga instituti D4D konsideron se gjithçka do të varet te tek numrat dhe lëvizjet politike, për të pasur një qeveri të zgjedhur diku ka fundi i shtatorit eventualisht në tetor, e që do t’i përjashtonte zgjedhjet si opsion.

Sipas tij, përjashtimi i zgjedhjeve të reja, është sinjal që ka ardhur edhe nga ndërkombëtaret, pasi që vendi do futej në një proces tjetër shumë të gjatë, e i cili nuk jemi të sigurt që do të garantonte situatë tjetër nga ajo që po ballafaqohemi tani.

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...