KMDLNj thotë se sot ishin 30-35 mijë protestues

PUBLIKUAR

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), protesta e sotme ka qenë paqësore, deri në momentin kur zyrtarisht ka përfunduar nga opozita.

KMDLNj thotë se në protestë kanë marrë pjesë 30-35 mijë protestues. Ndërsa, konstaton se dhunën e ka provokuar një grup i dhunshëm i protestuesve që nuk i ka përfillë as kërkesat e organizatorëve që të shpërndahen.

“Policia e Kosovës me asgjë nuk ka kontribuuar në tensionimin e situatës. Në këtë protestë janë lënduar mbi 20 protestues. KMDLNj nuk e bënë përgjegjëse as opozitën për eskalim të situatës, sepse maksimalisht është angazhuar që protesta të jetë paqësore. KMDLNj e gjykon dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësi për këtë dhunë dhe dëmet materiale”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...