KMDLNj për reduktimet: Qeveria urgjentisht ta ndërpresë pagesën e rrymës për komunat në veri

PUBLIKUAR

KMDLNj ka reaguar pas nisjes së reduktimeve me energji elektrike në vend dhe paralajmërimeve për shtrenjtim të rrymës.

KMDLNj-ja vlerëson se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta ndërpresë pagesën e rrymës për komunat e veriut dhe t’i trajtojë konsumatorët në përputhje me ligjet në fuqi.

“Fillimi i reduktimit të rrymës në kohën kur shpenzimi i rrymës është më i ulët është një paralajmërim i keq për qytetarin. Në kohën kur kemi inflacion rreth 15 për qind dhe çmimet e artikujve elementarë po rriten, shtrenjtimi i rrymës do të godasë tepër rëndë ekonomitë familjare sikur edhe bizneset. Rritja e rrymës, në mënyrë zinxhirore do të rrisë çmimet e artikujve tjerë dhe të shërbimeve andaj KMDLNJ-ja kundërshton kërkesën e KESCO-s sikur edhe reduktimet që tashmë kanë filluar, duke kërkuar nga qeveria që të mbrojë interesin e qytetarëve duke pamundësuar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në reagim.

KESCO ka kërkuar nga KEDS-i të fillojë nga sot reduktimet me energji elektrike sipas skemës, 6 me rrymë dhe 2 orë pa rrymë. Para kësaj, KESCO ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës subvencion rreth 40 milionë euro për të paguar anëtarësimin në rrjetin ndërkombëtar sikur edhe për të paguar rrymën për komunat e veriut.

Megjithatë, KEDS ka theksuar se energjia elektrike e blerë ka shkaktuar humbje enorme, andaj KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë, duke kërkuar me urgjencë veprimi i akterëve tjerë në përballje me krizën.

Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës aktualisht është rreth 507 MWh, teksa kërkesa për konsum është deri në 750 MWh.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë humbjet komerciale dhe teknike të KEDS janë 19%.

KEK-u ka bërë të ditur se për momentin në prodhim janë blloqet A3, A4, B1, ndërsa në B2 ndodhet në remont deri më 26 gusht 2022.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...