KMDLNj ironizon ndaj Rrahman Jasharajt të SBASHK’ut, e quan “king”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar përmes një komunikate për medie në lidhje me grevën 3-javëshe të mësimdhënësve të udhëhequr nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK)

KMDLNj thotë se greva e SBAShK-ut ka qenë shantazhuese, duke kushtëzuar MAShT-in të pranoj çdo kërkesë të Kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

E SPONZORIZUAR

“SBASHK –u , në me krye Rrahman Jasharaj  pati organizuar një grevë duke i lënë për më shumë se 15 ditë pune nxënësit e të gjitha niveleve hiç këtu nivelin e lartë të arsimit, jo në kërkesë të kushteve më të mira të punës për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët apo të nxënësve,  jashtë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kjo grevë, fund e krye ka qenë një grevë shantazhuese, duke kushtëzuar MAShT-in të pranojë çdo kërkesë të Rrahman Jasharaj dhe duke degraduar skajshmërisht autoritetin e drejtorëve dhe drejtorive komunale të arsimit. DKA –të ishin të detyruara, sipas ligjit të zbatojnë vendimin e MAShT-it për kompensimin e orëve të humbura në ndërkohë që “ arusha “ e SBAShK-ut , me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara ka veprur që ky vendim të mos zbatohet. SBAShK-u dhe Rrahman Jasharaj , ka manipuluar në mënyrën më të paskrupullt të mundshme me punëtorët e arsimit duke luajtuar me rritje të pagave sikur që në mënyrë flagrante i ka shkelur të drejtat e nxënësve dhe të drejtat e prindërve të përfaqësuar përmes Këshilli Prindëror si dhe atyre mësimdhënësve që kanë shprehur gatishmëri të zbatojnë vendimet e MAShT-it , përmes DKA-ve”, thuhet në reagimin e KMDLNj’së.

KMDLNj’ja e ka quajtur kryetarin e SBASHK’ut “king, duke thënë se është e palejueshme që Jasharaj dhe SBASHK’u të shkelin të drejtat e të tjerëve në emër të realizimit të të drejtave të veta.

“KMDLNj e përkrahë çdo grevë , si një vlerë të një demokracie por se nuk e ka përkrahur një grevë tipike shantazhuese siç ka qenë ajo e SBAShK-u. Shantazhimi që i bënë SBAShK –u MAShT-it dhe sfidimi që gjithashtu ua bënë institucioneve të Kosovës , pa shfaqur asnjë gatishmëri për kompromis është i dënueshëm dhe nuk duhet të lejohet . Pasi Qeveria e Kosovës iu nënshtrua një shantazhimi të lakuriquar të SBAShK-ut duke ua rritur pagat siç ishin marrë vesh , SBAShK-u doli me kërkesa tjera që t’u rritet rroga edhe mësuesve të cilkit të ulët. Edhe për këtë u arritë pajtimi dhe SBAShK-u e vazhdoi shantazhimin me rritje të rrogave të psikologëve , sekretarëve dhe personelit tjetër”, thuhet në reagim.

Tutje KMDLNj thotë se nuk është për t’u habitur se edhe nëse arrihet marrëveshja për rritje të pagave, SBASHK’u dhe Jasharaj do të kërkojnë të rriten pagat edhe fallxhiorëve në Tanzani.

“Me këtë greva e SBAShK-ut do të internacionalizohej përmes përshirjes së Tanzanisë. Në takim të përbashkët midis MASHT-it , DKA –ve dhe KMDLNj-së , në përpjekje për të gjetur një kompromis , përkundër qëndrimit shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues të MASHT-it  , SBASHK-u e lëshoi takimin në mënyrë demonstrative në çastin kur u përmend rroga e Shkëlqesisë së Tij , z. Rrahman Jasharaj e cila aspak nuk ishte e karakterit social por se ishte bukur progresive , si shifër. Në atë takim , të gjitha palët u pajtuan të presin vendimin e Gjykatës pasi që SBASHK-u kishte kundërshtuar ligjërisht vendimin e MASHT –it për kompensim të orëve të humbura , si pasojë e një greve shantazhuese”, theksohet ndër të tjera në reagimin e KMDLNj’së.

KMDLNj propozon që të pritet vendimi i plotfuqishëm i gjykatës dhe nëse del se SBASHK’u dhe Rrahman Jasharaj kanë përgjegjësi për situatën e krijuar atëherë duhet të kallëzohen penalisht për shantazhim , si mjet për arritjen e qëllimeve të pasurimit duke dëmtuar procesin mësimor si dhe duke e dëmtuar Buxhetin e Kosovës./GazetaExpress