KMDLNj: Hysni Gucati nesër i nënshtrohet operacionit

PUBLIKUAR

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati do t’i nënshtrohet nesër një operacioni.

“Hysni Gucati, i dënuar me 4,5 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë kishte probleme të theksuara shëndetësore edhe para arrestimit ndërsa gjatë qëndrimt në paraburgim i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë KMDLNj ka reaguar publikisht sikur që e ka përfshirë këtë edhe në raportin për monitorim. Gjykata Speciale, shkaku se operacioni ka qenë i kushtueshëm ka qenë hezituese duke pritur rezultatin e gjykimit. Pasi Hysni Gucati u dënua thuaja me dënim që kishte kërkuar Prokurori i Specializuar dhe pasi i ishin refuzuar të gjitha kërkesat për lirim nga paraburgimi në mënyrë që të trajtohet jashtë Burgut të Hagës, para një kohe ishte marrë vendim të operohet, pa e caktuar kohën e saktë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj thekson se është i shqetësuar që të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë nuk monitorohen në mënyrë efektive prandaj edhe është shtyer operacioni.

“Të paraburgosurve në Gjykatën Speciale nuk ka kush t’ua mbrojë të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria kurse institucionet e Kosovës, as nuk kanë ndonjë mundësi e as nuk kanë interesim. Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta diskutojnë, si në komisionet parlamentare ashtu edhe si pikë e rendit të ditës të drejtat e të paraburgosurve, shtetas të Kosovës, nga aspekti i të drejtave të njeriut duke kërkuar teansparencë më të madhe nga kjo Gjykatë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...