KMDLNj: Gjendja shëndetësore e Sami Lushtakut, e rëndë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dje ka vizituar kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun i cili është në paraburgim në burgun për siguri të lartë në Gërdoc.

Pas vizitës, KMDLNj ka dalë me një deklaratë me anë të së cilës vlerëson se gjendja e Lushtakut është e rëndë dhe se atij po i mohohet e drejta elementare e njeriut ajo për trajtim shëndetësor.

Lushtaku ka hyrë në grevë urie për shkak se atij i është mohuar nga gjyqtari që të trajtohet në QKU.

Komunikata e plotë e KMDLNj

Me 22 janar 2016, monitorues të KMDLNj –së e vizituan Sami Lushtakun në Burgun për Siguri të Lartë në Dyz / Gërdoc ku është në vuajtje të dënimit prej 12 vitesh. Arsyeja e kësaj vizite është shkaku se i dënuari Lushtaku ka hyrë në grevë urie dhe sot është dita e tetë (8) e grevës së urisë. Monitorues të KMDLNj –së takuan përgjegjësit e këtij institucioni korresktues për t’u informuar për gjendjen në këtë institucion në përgjithësi dhe trajtimin që i bëhet të dë nuarit Lushtaku në veçanti. Përgjegjësit e Burgut për Siguri të Lartë në Dyz/ Gërdoc e përcjellin gjendjen e Sami Lushtakut në baza ditore dhe i ofrojnë trajtim në kuadër të mundësive që i kanë.

Monitorues të KMDLNj –së vizituan stacionarin /repartin për përkujdesje shëndetësore ku morën informata për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin që i bëhet Sami Lushtakut sikur që patën qasje të plotë në dosjen shëndetësore të dënuarit Sami Lushtaku.

Gjatë bisedës me Sami Lushtakun monitorues të KMDLNj –së u informuan nga ai se stafi ka sjellje korrekte me të dhe se e vetmja arsye pse ka hyrë në grevë urie është mohimi, nga ana e gjyqtarit që ai të trajtohet në QKUK – në apo në ndonjë institucion tjetër shëndetësor që ofron shërbime profesionale në përputhje me rekomandimet e mjekëve për sëmundje të zemrës.

KMDLNj përkujton se pacienti Lushtaku ështà « marrë nga ana e polcisë së EULEX – it, pa pëlqimin e mjekut kujdestar në ora 17:00, përkundër rekomandimit të ekipit përkatës mjekësor se pacienti duhet të jetë nën përcjellje të mjekut 24 orë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Sami Lushtaku ka refuzuar të shtrihet në Stacionarin e Burgut për Siguri të Lartë për shkak se nuk ka mundësi të trajtohet sepse aty nuk ka , as kushte fizike e as kuadër profesional që i trajton të sëmurët me probleme kardiake. Gjithashtu, i dënuari Lushtaku e refuzon marrjen e çdo terapie. Në shikim fizik duket një humbje e theksuar e peshës sikur që shihet pëkeqësim i gjendjes së tij shëndetësore e cila, nëse nuk merren veprimet e duhura dhe të shpejta, mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në mënyrë progresive.

KMDLNj përkujton se gjatë qëndrimit të mëparshëm të Sami Lushtakut në QKUK ai i ka shkelur rregullat e parapara prandaj , si masë disiplinore apo dënim, ai ishte tranferuar nga Burgu i Dubravës në Burgun për Siguri të Lartë. Duhet të bëhet një prerje midis shkeljeve të rregullores së vuajtjes së dënimit e cila duhet të sanksionohet dhe e drejtës për trajtim shëndetësorë që është detyrim ligjor i institucionit të paraburgimit apo korrektues dhe gjykatave përkatëse.

Mbështetur në rekomandimin e mjekëve specialistë dhe pas takimit me të dënuarin Lushtaku , KMDLNj vlerëson se Sami Lushtakut po i mohohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe personave të privuar nga liria e ajo është e drejta për trajtim shëndetësorë korrekt dhe profesional dhe në situatën e krijuar përgjegjësia bie krejtësisht mbi gjykatësin i cili nuk po e përfillë rekomandimin e mjekëve për kujdes 24 orësh për rastin konkret.

KMDLNj kërkon që , nëse ka mosbesim në raportin mjekësorë, e duhet se ka sepse gjykata nuk po zbatohet rekomandimi i mjekëve, atëherë të bëhet një ekspertizë mjekësore nga mjekë të huaj në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje dhe të mos përkeqësohet edhe më shumë gjendja shëndetësore e të dënuarit Lushtaku , duke e rrezikuar edhe jetën e tij.(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...