KMDLNJ dënon rastin e kërcënimit të deputetes Eliza Hoxha

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar rastin e kërcënimit të deputetetes së PDK- së, Eliza Hoxha e cila përmes rrjeteve sociale është kërcënuar me jetë

Për KMDLNJ-në “kjo paraqet shkelje të të drejtave të njeriut si dhe përpjekje që përmes frikësimit të pengojë dhe pamundësojë punën e deputetes Hoxha por edhe të gjithë atyre që janë kërcënuar kohëve te fundit”.

“Është për brengosje se kërcënimet përmes rrjeteve sociale janë shndërruar në fenomen shqetësues për shoqërinë kosovare dhe se me këtë dukuri organet e hetuesisë dhe Prokuroria e Shtetit duhet të merren seriozisht”.

” Nëse kërcënimi shndërrohet si mënyrë e të heshturit të kundërshtarit politikë dhe jo vetëm politikë dhe nuk e kemi reagimin e shpejtë dhe në përputhje me ligjet në fuqi, atëherë demokracia do të bëhet shumë e lëndueshme për faktin se po rrezikohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, e drejtë e shprehjes së lirisë së mendimit, liria e lëvizjes deri te e drejta për jetë”.

KMDLNj – kërkon hetime të shpejta në mënyrë që kërcënuesi/t të nxirren para drejtësisë ku do të zbardheshin motivet e kërcënimit të rëndë ndaj deputetes Eliza Hoxha.

Deri në përfundim të hetimeve, ky këshill kërkon të  mos paragjykohet rasti.

SHIKO MË SHUMË

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...