Kluivertin e ri babai e ftohu nga transferimi në Barcelonë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Ish sulmuesi i Blaugrana, Patrick beson që djali i tij Justin ka nevojë për përvoja të reja para se të mendojë kalimin në Camp Nou

Anësori i Ajaxit, Justin Kluivert, është këshilluar nga babai i tij se nuk është gati për të kaluar në Barcelonë.

“E vërteta është se nuk është koha. Është vetëm viti i tij në Holandë dhe të shkosh në një ekip si Barça nuk duhet të jetë zgjidhja e parë e tij”, ka thënë lojtari që ia fitojë titullin Barcelonës në La Liga më 1999, për Ole.

“Për momentin ai duhet të ecë hap pa hapi, qetë por unë si baba do ta mbështes në çdo gjë që ai dëshiron”, transmeton GazetaExpress.

Derisa Barcelona po e kërkon dhe tottenham ka mbajtur biseda për të gjatë kalimit të Davinson Sanchez më 2017, është skuadra e Romës në Seria A që është duke prirë për të marrë shërbimet e tij.

Babai i tij duket se e preferon këtë lëvizje për djalin e tij, pasi që edhe ai ishte ngritur në karrierë duke u nisur nga Ajaxi për në Itali dhe në fund në Spanjë.

“Jam përpjekur, i kam treguar sepse ai tani është 19 vjeçar dhe mendon se mund të luaj me Messi, Suarez, Busquets, Coutinho…Por, ende është larg tyre. Kur një skuadër negocion me ju transferin ata ua shpjegojnë projekt, atë çfarë ata kërkojnë nga ai dhe pastaj do të jetë djali i im nëse do ta pranojë atë.

Justin Kluivert ka bërë debutimin e tij më Ajaxin në janar 2017, duke shënuar dy gola para se të përfundonte kampanjën, por u bë startues me skuadrën gjatë këtij edicioni. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...