Kluivert shpërthen kundër Ajaxit dhe nuk rinovon: “Donin të më shisnin në Tottenham pa më treguar”

PUBLIKUAR

Justin Kluivert ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe kërkon sa më parë të largohet nga Ajaxi.

19 vjeçari i talentuar holandez, Justin Kluivert, kishte për qëllim të qëndronte në Ajax edhe një sezon, për t’u zhvilluar më shumë si lojtar.

Por, gjesti i bërë së fundmi nga klubi holandez, ia ka ndërruar mendjen. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka treguar se klubi dëshironte ta shesë në Tottenham pa i treguar.

“Nuk do të rinovojë me Ajaxin për shkak të moralit dhe mungesës së besimit”, tha Kluivert.

“Ajaxi dëshironte të vazhdojë kontratën për të kërkuar më shumë… Çfarë në të vërtetë duan? Kisha në plan të qëndroja, por së fundmi shumë gjëra kanë ndodhur”.

“Tottenham? Dëgjova në minutën e fundit, nuk më tregoi askush nga Ajaxi diçka, njerëzit e klubit madje po qeshnin, e shihni se si funksionon në botën e futbollit. Duket si lloj loje, bëjnë çfarë të duan”, shtoi ai i irrituar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...